AKTUALITET, 19 Maj 2025, 11:00

Zgjedhjet/ Alimehmeti më i votuari, por jashtë Parlamentit, Berisha: Nuk humbi asgjë, është një luftëtar i çmuar e politikan shumë i respektuar

Zgjedhjet/ Alimehmeti më i votuari, por jashtë Parlamentit, Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar maksimalisht figurën e Ilir Alimehmetit, duke theksuar se ai nuk e humbi garën, por përkundrazi tregoi mbështetje të gjerë dhe reputacion të lartë ndër qytetarë.

“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i shquar i PD dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të,” u shpreh Berisha gjatë një deklarate për mediat.

Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve dhe rolin e Alimehmetit, Berisha tha se votat që ai grumbulloi janë dëshmi e kontributit dhe respektit që gëzon brenda dhe jashtë partisë.

“Listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota dëshmoi se është një veprimtar shumë i respektuar. Unë nuk besoj se vetëm Parlamenti është përfaqësimi i një partie, një parti ka një gamë të gjerë përfaqësimi,” vijoi më tej Berisha.