AKTUALITET, 19 Maj 2025, 10:32

Humbja në zgjedhje, Berisha: PD ka dorëzuar mbi 15 padi, Në krye të amnistisë së krimit elektoral qëndron Altin Dumani

Humbja në zgjedhje, Berisha: PD ka dorëzuar mbi 15 padi, Në krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore PD ka dorëzuar më shumë se 15 padi për shkelje të dyshuara zgjedhore.

Sipas tij, këto padi nuk kanë pasur asnjë rezultat konkret për shkak të një “amnistie të krimit elektoral” që, siç pretendon Berisha, është orkestruar nga drejtues të drejtësisë dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Në krye të amnistisë së krimit elektoral qëndron ai që amnistoi dosjen 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit dhe i keqpërdorur nga Edi Rama,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se Partia Demokratike ka ndjekur rrugën ligjore duke dorëzuar padi, por nuk ka besim se drejtësia do të veprojë në mënyrë të paanshme.

Sali Berisha: PD siç mund ta dish ti ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat natyrisht do të kenë fatin e padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral qëndron ai që amnistoi dosjen 184 dhe 139, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit dhe i keqpërdorur nga Edi Rama. Pra ne kemi dorëzuar padi.