TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për mediat pas përfundimit të seancës plenare, ku u miratua për 5 minuta në parim mes kaosit dhe tensioneve, projektbuxheti i vitit 2024, me 73 vota pro.
Berisha është ndalur tek flakadanët e ndezur në Kuvend nga deputetët e opozitës, për të cilët tha se “dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës”.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta çojë në gjykatë miratimin në parim të projektbuxhetit, Berisha u shpreh “për hapat jemi në vazhdim. Ata do e votonin me zoom”.
Sali Berisha: Sot ishte kulmore. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës. Rama po ndiqte Facebook-un tim nga dhoma. Aty ishte kohë protesta, unë ja numërova një nga një. Procedura është antikushtetuese, antiligjore.
Pyetje: Do e çoni në gjykatë miratimin e buxhetit?
Berisha: Për hapat jemi në vazhdim. Ata do e votonin me zoom. Beteja jonë nisi për këto arsye, për mohimin e komisioneve, dhe mohimin për të sjell në Parlament 32 ligje dhe rezolutën të opozitës. Aksioni nisi sepse ministrat nuk paraqiten në seanca si duhet.
Pyetje: Do ti merrni të drejta tuaja në këtë mënyrë?
Berisha: Do të fitojmë! Beteja është pa kthim.