AKTUALITET, 18 Qershor 2022, 17:16

U akuzuan për favorizimin e kultivimit të kanabisit, Gjykata e Shkodrës jep vendimin për policët e Velipojës

U akuzuan për favorizimin e kultivimit të kanabisit, Gjykata e

“Arrest shtëpie” dha gjykata e shkallës së parë në Shkodër për katër efektivët e Stacionit të Policisë Velipojë, të ndaluar me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.

N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë,  – do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehën në sallën e gjyqit, kur vetë efektikët kanë treguar se kanë qënë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjesimin e 560 bimëve.

Prokurori i çështjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çështjes Irida Kacerja.