AKTUALITET, 18 Qershor 2022, 15:38

I dënuar me një vit burg, 40-vjeçari kapet në Kapshticë

I dënuar me një vit burg, 40-vjeçari kapet në

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale B.K., 40 vjeç, i cili po hynte në territorin shqiptar në pikën kufitare të Kapshticës.

40-vjeçari ishte i dënuar me një vit burg, për dhunë në familje ndaj djalit të tij të mitur.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 09.10.2019, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.”, njofton policia.