AKTUALITET, 18 Qershor 2022, 11:48

Depoja për modifikim armësh në Tiranë, Dorian Kalo: Nuk kam lidhje, bëj piktura dhe punoj berber

Depoja për modifikim armësh në Tiranë, Dorian Kalo: Nuk kam

Ervis Bakalli, dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Balkan Web raporton se përpara togave të zeza të kryeqytetit Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo është shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.

Ndërkohë prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr, për të vendosur nëse do të pranojë apo jo kërkesën e gjykatës e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit.