AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 14:46

Trupi i dekompozuar u gjet në një pallat në ndërtim, policia e Vlorës: Ja kujt i përket

Trupi i dekompozuar u gjet në një pallat në ndërtim, policia

Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë se kujt i përket trupi i pajetë që u gjet në një pallat në ndërtim e sipër. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për 50-vjeçarin me inicialet G. R.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të informacionit paraprak për një shtetas që u gjet pa shenja jete, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ju bëjmë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit G. R., 50 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, më datë 07.07.2022.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.