AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 13:50

Sherr për zjarrin mes fqinjëve, zbardhet identiteti i babë e bir që mbetën të plagosur. Pranga autorit (EMRAT)

Sherr për zjarrin mes fqinjëve, zbardhet identiteti i babë e bir

Zbardhen identitetet e babë e bir që u plagosën me thikë sot në Fier.

Ngjarja ndodhi në Qënas të Fierit. Bëhet fjalë për Haxhi dhe Aleks Balla, 77 dhe 53 vjeç.

Ata akuzohet se janë plagosur me mjet prerës nga 39-vjeçari Armando Borici. Ky i fundit u arrestua pas krimit. Babë e bir ndodhen aktualisht në spitalin e Fierit.

Sherri ka nisur pas zjarrit që kishte ndezur një prej familjeve, ndërsa familja tjetër fqinje ka reaguar ishte bezdisur nga tymi. Kaq mjaftoi që të niste përleshja mes dy familjeve, duke përdorur edhe thikën.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.