AKTUALITET, 5 Gusht 2024, 09:31

Tragjike/ Burri dhunon për vdekje gruan në Vlorë, e moshuara humbi jetën në spital

Tragjike/ Burri dhunon për vdekje gruan në Vlorë, e moshuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 64 vjeçare. E moshuara ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi 70-vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen, 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.