TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku himarjotët zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo dhe atij të PD-së, Petro Gjikuria.
Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8394 votues nga 23074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.
Gjatë procesit zgjedhor paraditen e sotme, mbi 6 mijë qytarë nuk mundën të votonin pasi u paraqitën me karta identiteti të skaduara.
Tashmë, sipas ligjit, do të votojnë vetëm personat që kanë qenë në radhë dhe nuk kanë mundur të votojnë deri në orën 19:00.
Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, deri në orën 18:00 në Himarë kanë votuar 36.38 %, 8394 nga 20.190 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.
6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar. Shifrën e konfirmoi edhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Megjithëse e njëjta problematikë është konstatuar edhe në zgjedhjet e shkuara, nuk është marrë asnjë masë.
Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 200 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.