AKTUALITET, 5 Gusht 2024, 08:43

Fitoi Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo përsërit ftesën për rivalin: Petro Gjikuria, i mirëpritur për nënkryetar

Fitoi Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo përsërit ftesën
Gjikuria dhe Tavo

Vangjel Tavo ka përsëritur ftesën e tij ndaj rivalit të PD-së në zgjedhjet e pjesshme në Himarë për t’u bërë nënkryetar i Bashkisë.

Pasi u shpall fitues i zgjedhjeve duke siguruar 1477 vota më shumë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Tavo u shpreh se “Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, duke theksuar se oferta e tij ka qenë e sinqertë.

Ai theksoi se nuk ka festë, por do të fillojnë nga puna.

“Sot fitoi Himara dhe himarjotët. Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë.

Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, tha ai.

I pyetur si e kanë pritur socialistët ofertën e tij ndaj Gjikurisë, Tavo u shpreh: “S’ka pasur xhelozi! Përkundrazi Ky mendim i imi ekziston tek të gjithë kolegët socialistë që janë pjesë e Bashkisë Himarë. Nënkryetarët aktualë më kanë thënë që jemi gati të largohemi nëse bëhet kjo sepse me të vërtetë Himara e ka të nevojshme.”.