TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vangjel Tavo, kandidati i PS-së, është shpallur kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, ku fitoi me një diferencë prej mbi 1400 votash kundrejt rivalit të tij Petro Gjikuria, kandidat i zgjedhur i opozitës.
Tavo ka pritur me simpatizantët e tij deri në numërimin e votës së fundit, ku u shpall fituesi i padiskutueshëm. Ai ka festuar këtë rezultat me miqtë dhe të gjithë njerëzit që e mbështetën, duke shkëmbyer shtrëngim duarsh dhe përqafime.
Ndërkohë, kandidati i opozitës Gjikuria, ka qëndruar në deri rreth orës 4 të mëngjesit i pranishëm në numërimin e votave, pasi pa se diferenca po thellohej, ai u largua, duke mos qenë më i pranishëm në numërimin e pjesës tjetër të votave.
Sipas rezultateve të KQZ Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota ose 58.62% ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota ose 41.38%. Pra Tavo ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie me një rezultat diference prej 1468 votash.