AKTUALITET, 1 Dhjetor 2021, 17:04

Takimi i ministrave të Jashtëm në Riga, Xhaçka: Të bindur se një NATO e bashkuar dhe solidare do të përballojë çdo sfidë

Takimi i ministrave të Jashtëm në Riga, Xhaçka: Të

Ministrja e Jashtme i Shqipërisë Olta Xhaçka, pas takimit të zhvilluar në samitin e NATO-s është shprehur se e bashkuar NATO mund të përballojë çdo sfidë.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter”, Xhaçka shprehet se takimin e mbajtur në Riga , u zhvilluan diskutime konstruktive.

“Diskutime konstruktive në NATO, në Riga në një kohë të shqetësimeve në rritje për sigurinë dhe stabilitetin. Ndamë shqetësime të përbashkëta për situatën ë Ukrainë dhe thirrje të përbashkëta për dialog si e vetmja rrugë për të parë përpara”, shprehet Xhaçka.