AKTUALITET, 1 Dhjetor 2021, 15:56

Një tjetër deputet i bashkohet Berishës. Ish-kryeministri: Tropoja vendi që dua më shumë mbi tokë!

Një tjetër deputet i bashkohet Berishës. Ish-kryeministri:

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pritur nga qindra demokratë në Tropojë, ku do të zhvillojë takim me demokratët dhe Foltoren. 

Mes demokratëve që e kanë pritur Berishën, është edhe deputeti Isuf Çela dhe ish-kryetari i bashkisë së qarkut, Besnik Dushaj.

Berisha është shprehur tepër i emocionuar për rikthimin në vendlindje, duke theksuar se është i bekuar që ka lindur në Tropojë dhe me mendje është gjithmonë atje.

Kujtojmë se foltorja do të nisë sot në 16:30 dhe se po ashtu janë publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor.

Poll

VIDEO: