AKTUALITET, 1 Dhjetor 2021, 14:56

Dëshira për t’u bërë policë, qindra të rinj dynden në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkurs

Dëshira për t’u bërë policë, qindra të rinj

Dëshira për të mbajtur uniformën e policisë ka bërë që qindra të rinj dhe të reja të dynden sot në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkurs.

Siç duket edhe në këto foto, të rinjtë ngjitur me njëri-tjetrin presin në radhë për t’iu nënshtruar këtij konkursi, me shpresën se në të ardhmen do të bëhen efektivë policie.

Konkursi për Patrullë të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u zhvillua sot dhe në përfundim të të gjitha fazave, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.