AKTUALITET, 1 Dhjetor 2021, 16:44

Tropojanët shpërthejnë në ovacione, përlotet Sali Berisha: Jam i bekuar që linda në Malësinë e Gjakovës (foto)

Tropojanët shpërthejnë në ovacione, përlotet Sali
Sali Berisha në Tropojë

Ish kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar Foltoren në Tropojë, ku është pritur me këngë e valle dhe mjaft entuziasëm nga demokratët. 

Në momentin që Berisha ka hyrë në sallë, ai është pritur me ovacione, çka ka bërë që të emocionohet dhe të përlotet (foto më poshtë). 

"Përulem me nderimin më të madh për rolin e kontributin tuaj, për çështjen kombëtare dhe shqiptare. Duke ardhur në Malësinë e Gjakovës më kishte pushtuar një emocion i madh. 

Më pyeti Floriana Garo, si ishte udhëtimi? Gjysëm qiellor dhe gjysmë tokësor, iu përgjigja.  

Sa i bekuar isha unë që linda në Malësinë e Gjakovës", tha ndër të tjera Berisha. 

Tropojanët shpërthejnë në ovacione, përlotet Sali

Tropojanët shpërthejnë në ovacione, përlotet Sali

Tropojanët shpërthejnë në ovacione, përlotet Sali

Tropojanët shpërthejnë në ovacione, përlotet Sali