TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Prokurorisë së Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur për ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.
Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se prokurorët kanë mbështetjen maksimale nga të gjitha strukturat e shtetit.
Ai thotë se Prokuroritë duhet të vijojnë hetimet pa u ndalur për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
“Prokurorët kanë pasur mbështetje për të vepruar në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por dhe të Policisë së Shtetit.
Megjithë vështirësive, mesazhi i dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër. Do të hetohen ngjarjet e rënda. Unë ju siguroj që prokuroria, situata është e tillë vazhdon të kryejë funksionet kushtetuese dhe ligjore” – tha Çela.
Çela foli edhe për hartën e re gjyqësore, të cilën e konsideroi si një element thelbësor për sistemin e drejtësisë.
“Ka domosdoshmëri për hartën gjyqësore, për shkak dhe të reformës në drejtësi që po vijon. Kemi një numër më të paktë të magjistratëve nëpër gjykatat kryesore.
Tek Prokuroria problemi është i mprehtë. Harta është një instrument i duhur për të pritur deri në plotësimin e magjistratëve. Ka opsione për zgjidhjen e infrastukturës. Besoj që do të kemi mbështetjen e plotë për nevojat e Prokurorisë. Të vlerësojmë nevojat për ndërtimin e godinave të reja, por ngelet për t’u zgjidhur si çështje kjo. Prokuroritë do të kenë infrastrukturën e nevojshme” – tha Çela.