AKTUALITET, 9 Dhjetor 2022, 13:45

Skandali me inceneratorët/ Sali Berisha ‘zbërthen’ skemën: Pse Lefter Koka është kurbani i Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt

Skandali me inceneratorët/ Sali Berisha ‘zbërthen’

Kryetari i PD Sali Berisha ka shpjeguar në një konferencë me gazetarët rolin që ka kryeministri Edi Rama dhe ish ministri i Financave Arben Ahmetaj në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Berisha tha në fjalën e tij se Lefter Koka, është vetëm kurbani i kryeministrit Rama.

Sali Berisha: E vërteta, ku është përgjegjësia e Lefterit e ku është e të tjerëve? Lefteri ishte ministër, në buxhetin e ministrisë së tij s’kishte një qindarkë për inceneratorët, asnjë qindarkë.

Ti nuk ndërmerr kurrë një projekt që nuk e ke buxhetuar. Në këtë pamje, pa diskutim që përgjegjësit më kryesorë janë ata që çuan paratë nga thesari i shtetit në buxhetin e Lefterit, në qesen e Lefterit. Kush e bën dot këtë? Vetëm dy persona, të dy bashkë e asnjëherë vetëm. Këtë e bën kryeministri plus ministrin e Financave. Nëse këta nuk bien dakord plotësisht asnjë qindarkë nuk lëviz në buxhet se buxheti është ligj parlamenti e aty në parlament gjeni në atë ligj kur më sillej me sillej me 6 mijë por e zbrisnim këta e kanë me siguri me 8 mijë zëra.

Çdo shpenzim i votuar është votuar si ligj.

Ka një fond që buxheti lë të mundshëm për të lëvizur e ky është fondi rezervë i këshillit të ministrave që administrohet për emergjenca nga kryeministri dhe ministri Financave.

Lefteri në këtë aspekt është pafajshëm por nuk është i pafajshëm se është hajdut i dobishëm.

Lefteri ka bërë kërkesa agjencisë së prokurimit për prokurimin me negociata të mbyllura të procesit të djegësit të Elbasanit dhe me radhë.

Agjencia i kthen përgjigje Ramës e Agaçit që i thotë kjo procedurë nuk njihet në ligj.

Lefteri çon prapë shkresë se me siguri Agaçi i thotë çoja e një herë se do ia ndërroj mendjen unë atij të prokurimeve.

Prokurimet çojnë të njëjtën shkresë e pavarësisht kësaj marrin milionat nga këshilli i ministrave e i dërgojnë në buxhetin e Lefterit.

Në këtë moment Lefteri zbaton vendimin e Këshillit të Ministrave.

Trungu është ky që them. Lefteri është vetëm kurbani i Ramës dhe Arben Ahmetit.

Gjersa Lefteri nuk flet ai le të rrijë aty, ama e vërteta që paratë Lefterit ia ka çuar Rama me qëllim për t’i vjedhur me Arben Ahmetajn se Lefteri nuk kishte një qindarkë.