TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka thënë se mbrëmjen e djeshme janë instaluar nga ushtria serbe në Pantsir, në kufirin Kosovë-Serbi, sisteme anti-raketore ruse.
Përmes një postimi në Facebook, Çollaku shprehet se trupa të shumta serbe janë gjithashtu në gatishmëri dhe kërcënojnë Kosovën dhe paqen në Ballkan.
Ai kërkon nga qeveria e Shqipërisë që të zhvillojë një veprim aktiv diplomatik, që duhet të nisë me tërheqjen e ambasadorit shqiptar në Beograd.
Postimi i plotë:
Mbreme sistemet antiraketore ruse Pantsir,jane instaluar nga ushtria serbe ne kufirin Kosove-Serbi. Trupa ushtarake serbe gjithashtu jane ne gatishmeri ne kufirin me Kosoven per nderhyrje uahtarake ne cdo moment.
Kjo eshte loje e Beogradit dhe kercenon Kosoven dhe paqen ne Ballkan
Ne keto kushte gjithe Ballkani por sidomos Shqiperia eshte nen ketcenim.
Qeveria e shqiperise nuk mund te rrije si spektatore ne kete situate,as te beje copy paste deklaratave e te tjereve.
Qeveria e shqiperise duhet te zhvilloje nje veprim aktiv diplomatik
-te terheqe ambasadorin shqiptar ne Beograd si hap i pare protestes diplomatike
– te deklaroje terheqjen nga Open Ballkan
– te deklaroje si qendrim te Shqiperise kushtezimin ne cdo bashkepunim rajonal me Serbine mos cenimin e integritetit te Kosoves dhe cdo vendi tjeter ne rajon.
– te jape mbeshtetje totale Kosoves dhe instituciineve te saj.