AKTUALITET, 4 Dhjetor 2021, 10:41

“Si ka mundësi me ma kap djalin pa kurrfarë prove?”- Flet babai i Marjan Kolës, i arrestuar për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka: Në orën e krimit ka qenë në Kosovë

“Si ka mundësi me ma kap djalin pa kurrfarë prove?”- Flet

Babai i Marjan Kolës, i dyshuar si bashkepunetor në vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka, ka folur sot për mediat duke mohuar përgjegjësinë e të birit në ngjarje. 

87 vjeçari Dede Kola shprehet se djali i tij Marjan Kola mbremjen e vrasjes me 29 nentor ka qene ne Kosove. Atje ai ndodhej bashke me autorin tjeter te dyshuar Kristjan Kola.

Babai i te arrestuarit thote se djali i tij ka shkuar per qejf ne Kosove per te blere disa rroba.

Dede Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnje lidhje me vrasjen dhe madje thote se vetem pak minuta para vrasjes shfaqet ne nje poligon qitjeje ne Kosove ku kane qendruar deri ne oren 18:20 moment kur ka ndodhur vrasja ne Shkoder.

87 vjeçari shprehet se nuk kane patur kurre probleme dhe jane nje familje qe kane edhe deshmor.

Po ashtu edhe vellai i Marjan Koles, Petrit Kola shprehet se vellai i tij nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej ne Kosove me 29 nentor.

Familjaret e 53 vjeçarit  kerkojne drejtesi dhe lirimin e Marjan Koles pasi sipas tyre nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ish deputetit.

Deklarata e babait të Marian Kola:

“Unë shtetit sot për fjalin që ma kanë kap të pafajshëm kërkoj drejtësi,. se e kam të pafajshëm. Shteti të marrë masat e veta të sigurta atëherë me ma kap djalin jo me ma kap pa kurrfarë faji. Unë jam shumë i dëshpëruar, jam familje dëshmori sot se më ka lënë djali kryet.

Si ka mundësi kjo punë me ma kap pa kurrfarë prove djalin tem sot e me ma mbajt sot?

Djali ka kenë në Kosovë, ka shkuar më 28, më 29 ka qenë në Kosovë, kur është bërë ngjarja mbrëmjen e datës 29 djali ka qenë në Kosovë.

Shokë, se s’ka kurrfarë lidhje tjetër.

Familjen e viktimës as e kena njohur as kena pas marrëdhënie kurrë me ta, as kena kurrë cfarë. Sot me ma kap djalin pa kurrfarë faji?

Ka shkuar me ble do gtesha, edhe i ka në makinë ato tesha me fatura

Janë arrestuar në kthim. Dua drejtësi

Orari kur ka ndodhur vrasja ka qenë në Kosovë”.