AKTUALITET, 15 Maj 2024, 16:48

Shtet aleat me Putinin, Shqipëria pezullon pjesërisht marrëveshjen për heqjen e vizave me Bjellorusinë

Shtet aleat me Putinin, Shqipëria pezullon pjesërisht

Shqipëria pezullon pjesërisht marrëveshjen për heqjen e vizave me Bjellorusinë.

“Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendim.

VENDIMI

VENDIM PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.