AKTUALITET, 15 Maj 2024, 16:08

Pickohet nga gjarpri 10-vjeçarja në një shkollë në Tiranë, e mitura përfundon në spital

Pickohet nga gjarpri 10-vjeçarja në një shkollë në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Farkë. Një vajzë 10-vjeçare mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Mësohet se e mitura është nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.