AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 13:49

Projektligji/ 32 mijë firma në KQZ për kurimin e fëmijëve jashtë vendit, nismëtarët kërkojnë që shteti të mbulojë faturën për sëmundjet e rënda

Projektligji/ 32 mijë firma në KQZ për kurimin e

Plot 32.128 firma qytetarësh janë dorëzuar në KQZ në mbështetje të një projektligji që synon trajtimin shëndetësor të fëmijëve jashtë vendit.

Nisma parashikon që shteti të marrë përsipër kostot e kurimit për sëmundjet e rënda, në rastet kur trajtimi nuk mund të realizohet në Shqipëri, duke lehtësuar barrën financiare për familjet.

Firmat u depozituan këtë të hënë nga nismëtarët, ndërsa tashmë pritet që projektligji t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.