AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 19:02

Nis protesta e 23-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Rama, qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej

Nis protesta e 23-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Rama,

Mijëra qytetarët zhvillojnë sot protestën e 23-të radhazi, duke vijuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe ndryshime të thella në klasën politike që ka drejtuar vendin ndër vite.

Pas marshimit kilometrik të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në rrugët e Tiranës ashtu si çdo natë, protestuesit vendosën të qëndrojnë gjatë natës përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan rezistencën e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa edhe këtë të hënë pritet të zhvillojnë një tjetër marshim në kryeqytet.