AKTUALITET, 15 Maj 2024, 15:09

"Po sulmohemi nga armiku", babai i mbajti peng për disa orë me armë në dorë, dëshmia e fëmijëve: Thoshte se po vjen te dera...

"Po sulmohemi nga armiku", babai i mbajti peng për disa orë

Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja që ndodhi në Durrës kur një 40-vjeçar, nën efektin e drogës, mbante peng 2 fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov për disa orë.

Mësohet se 40-vjeçari me 2 fëmijët kishin disa ditë që kishin ardhur në Durrës dhe ishin vendosur në një apartamen me qira ditore i cili gjendet të "Përroi i Agait".

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes ku kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë kur babai i tyre nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.

"Kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshim nga armiku. Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni. Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte", mësohet të kenë deklaruar ata.

Ndërkohë mësohet se gjendja psiqike e 40-vjeçarit nuk është e qendrueshme dhe ai do ti nënshtrohet vizitave mjeksore. Bashkëshortja, e cila kur ka ardhur nga Italia, i ka gjetur fëmijët në polici. Mësohet se ajo ka qenë me dy urdhëra mbrojtjeje.