AKTUALITET, 11 Gusht 2024, 10:37

Shpërthimi i autobotit në pikën e karburantit, ndërron jetë në spital 35-vjeçari

Shpërthimi i autobotit në pikën e karburantit, ndërron

Ka ndërruar jetë në spital 35-vjeçari me iniciale E.P., që u lëndua nga zjarri pak ditë më parë në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, pasi një autobot u përfshi nga flakët.

Punonjësi i karburantit i cili kishte pak muaj i martuar, ka ndërruar jetë në spital në Tiranë, pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga flakët.

Nga aksidenti i ditës së premte i plagosur mbeti edhe punonjësi tjetër i karburantit, 20-vjeçari me iniciale Xh.K.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit mund të kenë qenë temperaturat e larta, si dhe një shkëndijë elektrike nga një automjet që ndodhej aty pranë.