AKTUALITET, 21 Qershor 2024, 19:10

Shkëputja e energjisë në vend, reagon PD: Njollë e zezë në paaftësinë e kësaj qeverie antikombëtare

Shkëputja e energjisë në vend, reagon PD: Njollë e zezë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo ka reaguar lidhur me shkëputjen masive të energjisë elektrike me të cilën u përball Shqipëria sot. Në një postim në Facebook, Bozdo ka denoncuar të gjitha shkaqet që kanë çuar në këtë “blackout” të energjisë elektrike, duke u shprehur se “kjo është një njollë e zezë e kësaj qeverie antikombëtare”.

REAGIMI

Bie Sistemi Kombetar i Transmetimit te Energjisë. Pikerisht ne javen me te nxehte te vitit, administratorët e Sistemit të Energjisë vendosin në mënyrë të papërgjegjshme shkëputjen e linjave kryesore furnizuese te kryeqytetit duke sjelle per pasoje renien e sistemit. Sipas informacioneve konfidenciale, por edhe sipas disa deklaratave te shkeputura te vete krereve te OST, renia e sistemit ka ardhur si pasoje e shkëputjes se linjave kryesore 220 kV te cilat furnizojne kryeqytetin.

Linjat L220-5 dhe L220-6 jane te hapura per te mundesuar punimet e Unazes se Madhe Tirane. Linjat 220-13 dhe 220-14 jane te hapura per te mundesuar punimet e Autostrades Thumanes.

Nga informacionet ne terren keto punime kryhen nga punonjesit e OST, pra ne abuzim te hapur sepse punimet duhet te kryhen nga firmat fituese te tenderave dhe jo nga punonjesit e OST. Gjithashtu ne shkelje te marrevshjes me Republikës së Kosovës, ka kohë që linja interkonjeksionit 400kV eshte jashte funksionimit (jane djegur transformatoret), duke pamundesuar shkembimin e energjise me Kosoves, pra dhenien e energjise ne forme depozitimi ne momentet kur situata hidrike lejon prodhime te bollshem energjitik

Sipas marreveshjes me Kosoven, ne ne vend qe ta shesim me 20 euro 1 MWh, mund ta depozitojmë në Kosovë dhe te na kthehej ne momentet qe na nevojitet energjia, dhe jo ta blejme ate me 100 apo 110 Euro MWh. Edhe nje here denojme me forcen me te madhe ne rastin me te mire mendjelehtesine dhe ne rastin me te keq korrupsionin e tejskajshem te drejtuesve me te larte te Sistemit Energjetik Shqiptar te cilet ne keto dite te nxehta kryejne veprime te cilat vene ne rrezik edhe sigurine kombetare.

Renia e sistemit energjetik nuk eshte loje, eshte pezullim i te gjitha aktiviteteve kombetare. Atyre shendetesore, atyre te sigurise, atyre ekonomike… Pra eshte vene ne rrezik mbarevajtja e aktiviteteve Kombetare.Ky rast kerkon nje hetim te plote per te nxjerr pergjegjesit nga organet kopetente.Kjo eshte nje njolle tjeter e zeze ne makuterine dhe paaftesine e kesaj qeverie antikombetare.