Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë për shkak të anticiklonit afrikan janë rrezik kërcënues sidomos për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Mjekët këshillojnë që të shmangen daljet të paktën këto dy ditë pasi edhe mëngjeset dhe darkat janë të nxehta dhe vështirësojnë frymëmarrjen, sidomos tek mosha e tretë.
Mjekët këshillojnë të sëmurët kronikë që trajtojnë presionin e gjakut të ndryshojë dozat e mjekimit
Gjatë verës qarkullojnë edhe viroza të shumta dhe gastrointerite ndaj mjekët këshillojnë kujdes e konsumin e ushqimeve që të jenë të freskëta dhe të gatuara mirë.