AKTUALITET, 30 Shtator 2023, 09:59

Rinas, procedohet kinezi dhe turku, kapen me mijëra euro të padeklaruara

Rinas, procedohet kinezi dhe turku, kapen me mijëra euro të

Policia ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në aeroportin e Rinasit dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 28 840 eurove dhe 1900 dollarëve. Policia njofton se për rrjedhojë është proceduar penalisht një 36 vjeçar turk pasi nuk deklaroi 17 020 euro teksa po hynte në republikën e Shqipërisë.

Procedohet gjithashtu edhe një 50 vjeçar kinez pasi nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë në dalje të Shqipërisë. Dy shtetasit e huaj janë proceduar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.