AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 17:07

“Autorët e sulmit në Kosovë para drejtësisë”, zbardhet takimi i të dërguarit amerikan me ministrin e Jashtëm, Hasani

“Autorët e sulmit në Kosovë para

Ambasada e SHBA në vendin tonë e cilëson si të papranueshëm sulmin e 24 shtatorit në Basnjë të Zveçanit dhe se autorët duhet të vihen para drejtësisë, teksa i dërguari me punë i ambasadës së SHBA, David Wisner takoi ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Wisner e uroi Hasanin për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë. Z. Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes.

Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”, shkruan ambasada në Facebook.