AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 17:23

Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi në Lushnjë

Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në Lushnjë.  Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Një mjet me targa AA907OI “Fiat Panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës, ndërkohë është dëmtuar shoferi. Mësohet se 55-vjeccari është dërguar në urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.