AKTUALITET, 24 Janar 2022, 11:03

Rama njofton shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste: Duke parë shifrat e infektimeve, vendosëm që…

Rama njofton shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste: Duke

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili ishte planifikuar për datën 29 janar.

Gjatë fjalës së mbajtur përballë grupit parlamentar, Rama theksoi se vendimi për shtyrjen vjen si pasojë e rritjes së shifrave të infektimeve.

Gjithashtu numri 1 i PS-së këshilloi deputetët e vet që të punojnë për shtrirjen në komunitet të Këshillimit Kombëtar, me qëllim marrjen e përgjigjeve nga qytetarët, dhe diskutimin e rezultateve të pyetësorit në Kongresin e PS-së që pritet të mbahet në mars ose në prill.

“I japim një mesazh njerëzve për të zgjidhur problemet që ne nuk i zgjidhim dot kurrë vetëm. Kërkoj që të angazhohemi të gjithë bashkë në çdo komunnitet, për Këshillimin Kombëtar.

Mes javës së fundit të Marsit dhe javës së parë të Prillit mund të përfundojë dhe dalja e rezultateve të Këshillimit Kombëtar.

Duke parë shifrat e infektimeve, vendosëm që të shtyjmë nga data 29 janar për në mars apo prill Kongresin e Partisë Socialiste.

Do të ishte vlerë e shtuar nëse në diskutimet e Kongresit Kombëtar të përfshiheshin dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar”, tha Rama.