AKTUALITET, 23 Janar 2022, 21:13

Aksident në Vlorë/ “Benz”-i përplas motorin, përfundon në spital drejtuesi i mjetit

Aksident në Vlorë/ “Benz”-i përplas motorin,

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën “Kosova” në Vlorë ku një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L.J. është përplasur me një motomjet tip “Honda”. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 23.01.2022, rreth orës 20:30, në rrugën ” Kosova”, Vlorë, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motomjetin tip ” Honda”

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.