AKTUALITET, 24 Janar 2022, 11:00

Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Opozita me 12-18 kandidatë do të luftojë për mbijetesë të Bashës e Berishës

Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Opozita me 12-18 kandidatë do të

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS u ka dhënë porositë e fundit deputetëve lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, e ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për opozitën.

“Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është një shtysë që të gjithë deputetët flasin me njerëzit të angazhuar do të jenë vetëm forcat vendore, deputetët, drejtuesit politik të qarkut, mesazhet të lidhura me hallet, problemet dhe me shpresat e komunitete dhe sa më pak politikë në këto zgjedhje aq më mirë, se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është qartë, nga ana jonë ne ofertës së punë, në 6 sheshe nga ana tjetër kundërshtarët tanë me 12 apo 18 kandidatë që do të luftojnë për mbijetesën politike të drejtuesve partiak në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje”, tha Rama.