AKTUALITET, 24 Janar 2022, 10:07

A duhet t’i ashpërsojë qeveria gjobat? Edi Rama pyet qytetarët, ja për çfarë bëhet fjalë

A duhet t’i ashpërsojë qeveria gjobat? Edi Rama pyet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e tetë të nismës Këshillimi Kombëtar, që ka të bëjë me gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh.

A duhet t’i ashpërsojë qeveria gjobat kundër evazionit fiskal?

Qytetarët ftohen të japin mendimin e tyre në pyetësorin që do të marrin përmes postës ose online.

Rama bën me dije se deri me tani janë 23.456 qytetarë që kanë dhënë mendimin e tyre në platformën online.

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 8

Me falenderimin e madh për 23.456 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë.

Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu???? https://keshillimikombetar.al/

A duhet t’i ashpërsojë qeveria gjobat? Edi Rama pyet