AKTUALITET, 23 Janar 2023, 14:54

Audio përgjimi i ri për protestën e 21 Janarit, Prokuroria e Tiranës nis verifikimet

Audio përgjimi i ri për protestën e 21 Janarit, Prokuroria e

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet pas publikimit të audio përgjimit të ri në lidhje me protestën e 21 Janarit ku mbetën të vrarë katër persona në bulevard.

Verifikimet që do të kryhen nga organi i akuzës, do të futen në dosjen e hetimit për çështjen e 21 Janarit.

Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se audio përgjimi i publikuar është një manipulim nga ana e ish kryepolicit Ardi Veliu.

Ndërkohë që qeveria me anë të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, njoftoi se do të depozitojnë sot kallëzimin në SPAK duke i bërë thirrje prokurorëve të hetojnë këtë çështje.