AKTUALITET, 23 Janar 2023, 14:45

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar/ Begaj: Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale!

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar/ Begaj: Sulmi

Presidenti Bajram Begaj e ka konsideruar 2022-shin, një vit sfidues dhe të vështirë sa i përket sigurisë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ai theksoi se sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale.

Kreu i Shtetit u shpreh se, Shqipëria është në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj.

“Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij.

Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj. Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike.

Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Presidenti Begaj.

Të pranishëm në mbledhje janë kryeministri Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, si edhe ministrat. I vetmi pjesëmarrës nga opozita është deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, i cili mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço