AKTUALITET, 1 Maj 2023, 22:22

“Pse nuk i denoncon Këlliçi oligarkët?”, Meta u përgjigjet Mërtirit dhe Abilekajt: Autori i ndërtimit të kullave është Rama

“Pse nuk i denoncon Këlliçi oligarkët?”, Meta u

Analistët Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj, thanë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kandidatit i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, nuk ka denoncuar me emër asnjë prej oligarkëve që kanë ndërtuar në Tiranë, duke kafshuar zonat e gjelbra dhe qendrën e qytetit. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ili Meta tha se autori i ndërtimit të kullave në Tiranë është Edi Rama, ndërkohë që nuk e sqaroi se përse Këlliçi nuk i denoncon oligarkët. 

Biseda në studio:

Mërtiri: Ne kërkojmë që transprencë të ketë gjithashtu opozita, që të mundë Ramën. Unë dua të besoj dhe nëse nuk shoh që ky po e denoncon me gisht personin, mendoj se ky po thotë kot këto fjalë.

Meta: Të denoncoi drejtorin e bashkisë së Tiranës, e denoncoi me gisht, që kishte marrë 25 milionë euro brenda bashkisë dhe nja 10 leje ndërtimi.

Mërtiri: Po flas për oligarkët, për kullat te Sahati...

Meta: Drejtori është për të shërbyer jo për të rrëmbyer.

Mërtiri: Erion Veliaj tha se nuk do të bëjë kulla. Edhe ky thotë se nuk do të bëjë kulla. Pse të mendojmë që ky (Këlliçi) nuk do të bëjë si Erioni? Përderisa ky nuk po na tregon se kush janë pazarxhinjtë e kullave?

Meta: Unë besoj se vetë transparenca që ne do të instalojmë, do të parandalojë cenimin e interesave publike për llogari të oligarkëve.

Abilekaj: Duket se kemi një urrejtje shumë të madhe ndaj këtyre që ndërtojnë kulla. Nuk është problemi te kullat.

Mërtiri: Nëse shkatërrojnë qytetin, po.

Meta: Autori kryesor i ndërtimit të kullave është Edi Rama. Nuk e ha dot Liqenin ti pa lejen e kryeministrit. A mund të prishet pa lejen e Edi Ramës? Jo.

Abilekaj: Fakti se ata kanë hyrë të parku i Liqenit dhe kandidati ende nuk ka shkuar të denoncojë, atëherë ne dyshojmë se ky kandidat nuk ndryshon nga ai. Dy herë kanë nxjerrë se si jepen paratë në dorë për të blerë apartamentet, pra para të pista. Gazetarja Ola Xama bëri një analizë të shkëlqyer se si paratë nuk vijnë nga bankat dhe bëhen më shumë se kërkesa e tregut, se ka kërkesë për pastrim parash. Ne po na shkatërrohet qyteti për të pastruar paratë disa njerëz. Këta duhen denoncuar dhe kjo duhet ndaluar.