AKTUALITET, 24 Janar 2022, 11:40

Presidenti i ri/ Rama:T’i kthejmë asaj zyre një njeri normal

Presidenti i ri/ Rama:T’i kthejmë asaj zyre një njeri normal

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe sot Presidentin e Republikës Ilir Meta, ku u shpreh se pas shumë dekretimeve në shkelje të Kushtetutës, ai vendosi të dekretojë 6 marsin si ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Rama është ndalur edhe një herë tek shkarkimi Metës, duke thënë se në muajin Prill do të zgjidhet emri për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Ndër të tjera ai u shpreh se duhet t’i japim Shqipërisë një president normal.

Ai tha se në muaji prill do të bëhet zgjedhja e presidentit nga krupi parlamentar i PS.

Një kryetar dhe kryetare shteti që t’i kthejë normalitetin njerëzor moral e institucional zyrës së Presidentit të Republikës.

Nuk do bjerë nga qielli, me siguri do gjendet mes nesh këtu në territorin e Republikës se Shqipërisë apo në territorin shpirtëror të kombit tonë se mund të jetë edhe jashtë Republikës së Shqipërisë por e kemi detyrim t’i japim asaj zyre mundësinë që për pesë vitet e ardhshme të ketë një njeri normal”,-tha Rama.