AKTUALITET, 10 Dhjetor 2022, 10:09

Policia spanjolle operacion në Atlantik, bllokon anijen me disa tonë kokainë, mediat: I përket organizatës së mafias shqiptare

Policia spanjolle operacion në Atlantik, bllokon anijen me disa tonë

Policia spanjolle ka ndërmarrë një operacion në Atlantik ku ka ndaluar një anije brenda të cilës u gjetën disa ton kokainë.

Mediat spanjolle raportojnë se në këtë aksion policor janë arrestuar disa persona, pa u përcaktuar qartë numri i të prangosurve si dhe sasia e drogës së sekuestruar.

Ndër të tjera thuhet se pas këtij rrjeti trafiku fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër në Galicia dhe Amerikën e Jugut.