AKTUALITET, 11 Korrik 2024, 13:22

Peshkatarët e Pogradecit dalin në protestë: Vendqëndrimi ynë është kthyer në plazh privat, jemi drejt falimentimit

Peshkatarët e Pogradecit dalin në protestë: Vendqëndrimi

Peshkatarët e Pogradecit kanë dalë në protestë këtë të enjte. Shkak është bërë kthimi i vendqëndrimit të tyre 30 vjeçar të varkave në një plazh privat.

Peshkatarët shprehen se nuk do të lejojnë punimet për kthimin e këtij vendqëndrimi në një plazh. Sipas tyre, ky vendim do të sjellë edhe falimentimin e tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësues të biznesit shprehen se kanë marrë lejen nga Ministria e Turizmit.