AKTUALITET, 11 Korrik 2024, 10:12

Dritan Dajti kërkon lirinë, mbërrin në Gjykatën e Elbasanit i shoqëruar nga forca të shumta policie

Dritan Dajti kërkon lirinë, mbërrin në Gjykatën e

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit.

Ai  ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Përmes një kërkese drejtuar drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, avokati i Dajtit Alban Kapxhiu ka parashtruar pretendimin se i ka mbaruar dënimi.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.