AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 10:57

I hodhën makinën në erë/ Aleksandër Sadikaj udhëtonte me pistoletë me vete, ja çfarë iu gjet në makinë! Hapen kamerat e sigurisë për të gjurmuar…

I hodhën makinën në erë/ Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra në një atentat me tritol ditën djeshme pranë rrethrrotullimit të Saukut ka pasur me vete edhe një pistoletë.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.

Nga ana tjetër janë hapur edhe kamerat e sigurisë në Tiranë në vendet ku viktima ka ndaluar para se të vritej në atentat për të kuptuar lëvizjet e tij dhe për të arritur në gjurmët e atentatorëve që e kanë ndjekur këmba këmbës dhe kanë pritur momentin kur ai ka dalë në rrugë larg automjeteve të tjera për të bërë shpërthimin e telekomanduar.

Megjithatë si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar edhe një grua bashkë me fëmijët e saj që kanë qenë duke udhëtuar me automjet pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë për shkak të së shkuarës që kishte viktima.