TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj janë tre akuza të rënda. Sipas tij, prokuroria e akuzon Ahmetajn vetëm për procesin e inceneratorit të Elbasanit, sepse ai kishte treguar interes në institucionet shtetërore për miratimin nga qeveria dhe më pas ka disbursuar disa shuma për ndërtimin e tij.
Biseda në studio
Artan Hoxha: Mbi z. Ahmetaj janë tre akuza: korrupsion pasiv; pastrim të produkteve të veprës penale; refuzimin për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive. Të treja këto detyra janë më të rënda se shpërdorimi i detyrës.
Ylli Rakipi: A është i interesuar grupi i Mërtirit që tani jeton një Vjenë që Ahmetaj të shkojë në burg?
Artan Hoxha: Unë pashë sot një lloj ekzaltimi edhe në disa media që më në fund Ahmetaj, do të shkojë në burg. Kjo është një eufori pozitive që politikanët shkojnë në burg.
Ylli Rakipi: Ju keni indicie që ky grup është duke u marrë seriozisht me këtë, se, siç më tregojnë kolegët, nëse rikthehet gjyqi për Mërtirin e të tjerët copëzohet dhe u bie pjesa dërrmuese e dënimit?
Artan Hoxha: Jemi në procesin për inceneratorin e Elbasanit. Është kërkuar dënimi nga prokuroria, nuk është dhënë akoma vendimi.
Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj më ka thënë në një bisedë kohë më parë se unë njoh vetëm procesin e inceneratorit të Elbasanit.
Artan Hoxha: Ajo përmendet dhe ajo u përmend edhe sot, sepse te të tjerët është shkëputur. Prokuroria e akuzon Ahmetajn se kur procesi i inceneratorit të Elbasanit, ishte në fazën e miratimit, ai ka treguar interes në institucionet shtetërore për të parë se çfarë po ndodh me ketë histori, çfarë po bëhet dhe kur inceneratori i Elbasanit ka kaluar me miratimin e qeverisë, z. Ahmetaj ka disbursuar disa shuma për inceneratorin e Elbasanit.