TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Spartak Ngjela komentoi dekretimin e Taulant Ballës nga Presidenti si Ministër i Brendshëm si dhe zhvillimet e sotme me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Duke u ndalur te Balla, Ngjela tha se ai nuk është i korruptuar. Ngjela u ndal edhe te SPAK, ndërsa tha se ky institucion tashmë do kalojë nga e djathta duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.
“Balla ishte në karrierë prej kohësh që të ishte Ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije. Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër. Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA. Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta. Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”, - tha ai.