AKTUALITET, 19 Shtator 2023, 22:40

Përlotet Alma Kaçi: Situata e djalit më vret, pronari i shtëpisë më ka prerë dritat e ujin, të gjithë më kanë izoluar

Përlotet Alma Kaçi: Situata e djalit më vret, pronari i

Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj.

Në një intervistë për Ora News, Kaçi ka deklaruar se prej tre muajsh jeton pa drita dhe pa ujë, pasi sipas saj, pronari i shtëpisë ku ajo jeton me qira, kërkon ta largojë nga shtëpia, për shkak të frikës. Ajo i bën thirrje drejtësisë që të mundësojë të drejtat e djalit të saj, i cili është vetëm 12 vjeç.

"Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç. Një nxënës ekselentë dhe kjo më vret më tepër. Unë jam e divorcuar prej 6 vitesh nga ana ligjore, a e njeh fare.

Ai ka krijuar një familje jashtë vendit, nuk jeton këtu. Situata është katastrofë. Unë jetoj me qira. Pronari i shtëpisë kishte frikë se do t’i vinin bombë.

Ka prerë ujin dhe dritat sepse do që të largohemi. Mami vetëm vjen dhe mbush ujë e ikën. Nuk kemi drita dhe ujë.

Djali shkon dhe karikon elektrikun nëpër lokale. Pronari i shtëpisë kërkon që të dalim nga shtëpia. Në këtë situatë që ndodhi të gjithë më kanë mbyllur telefonin, jam e izoluar," tha Kaçi.