AKTUALITET, 18 Qershor 2022, 19:35

Aksident me pesë të plagosur në Shëngjin, shoferët bëjnë testin e alkoolit

Aksident me pesë të plagosur në Shëngjin, shoferët

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë.

Përplasja ka ndodhur pranë lagjes Xhenjo dhe dy makinat janë goditur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Për këtë arsye dy shoferëve u është bërë edhe testi i alkoolit.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina: një “Benz” dhe një “Skodra”. Dy nga të plagosurit kanë qenë në makinën tip “Benz” ndërsa tre të tjerë në makinën “Skoda”. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.