TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se në fund të kësaj jave, parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta, që do të arrijnë deri në 38 gradë celcius.
Moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.
Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut por e lehtë dhe përgjatë bregdetit e zonat luginore deri mesatare.
