AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 09:28

Nis viti i ri shkollor, Rama dhe Begaj urojnë nxënësit e mësuesit: Një brez që sot përqafon diturinë

Nis viti i ri shkollor, Rama dhe Begaj urojnë nxënësit e

Në të gjithë vendin ka nisur sot viti i ri shkollor për nxënësit e arsimit parauniversitar. Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë dërguar mesazhe urimi për këtë ditë të rëndësishme. Presidenti Begaj përmes një postimi shprehu urimet e tij të ngrohta për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!

Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes. Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Presidenti Begaj.


Kryeministri Edi Rama gjithashtu uroi nxënësit përmes një postimi në Facebook, ku veçoi ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

"MIRËMËNGJES dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur," shkroi Rama.