AKTUALITET, 8 Shtator 2024, 21:44

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Shkodër e 29-vjeçarit, ai dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të vjetër

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Shkodër e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku në fshatin Golem u qëllua me armë zjarri Renaldo Kola nga Marjo Kroni.

Mësohet se i plagosuri dhe autori, kishin njohje me njëri-tjetrin, por motivi ende mbetet mister.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në dy automjete të ndryshme tip “Audi”, dhe janë takuar fillimisht në rrugën kryesore të fshatit ku kanë nisur të debatojnë dhe më pas është përdorur arma e zjarrit.

Autori i dyshuar, Marjo Kroni, ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar 4 herë në drejtim të 29-vjeçarit duke e lënë të plagosur.

Plumbat fatmirësisht nuk i kanë shkaktuar dëme të rënda të riut. Autori, më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një konflikt i hershem mes tyre.

"Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit"- njoftoi policia.